Lidhje

Sonte, ceremonia e ndarjes së çmimeve Gremi të muzikës


Stina e ndarjes së çmimeve të botës së artit dhe muzikës sjell sonte edhe një tjetër ngjarje të madhe, atë të çmimeve Gremi për botën e muzikës. E veçanta e kësaj mbrëmjeje është rikthimi i fuqishëm i këngetares Maria Kerie, cila konkuron në tetë kategori. Përballë saj radhiten konkurentë të fuqishëm si U2, Kaeni Uest, Pol Makartni dhe Guen Stefani. Ne vazhdim, një vështrim konkuruesve kryesorë për çmimin prestigjoz Gremi.:

Në më pak se një vit, Maria Ceri arriti të transformohet nga një ish këngëtare drejt shuarjes e muzikës pop, në një mbretëreshë të kësaj muzike duke dominuar listat me këngën më popullore të vitit “Ui Bilong Tugether” dhe albumin më të shitur “Dhë Emancipejshën of Mimi”....

Mbrëmja e sotme do të jetë vendimtare në përsëritjen e ngjarjes së 16 vjetëve më parë kur këngëtarja e re fitoi për herë të parë çmimin Gremmi. Por e veçanta e kësaj radhe është se ylli i muzikës pop konkuron për tetë kategori. Asnjë këngëtare nuk ka fituar më shumë se pesë çmime Gremi brenda një nate. Por ajo përballet me një konkurencë të fortë. Përballë saj qendrojnë grupi U2, Pol McCartni, Grin Dei dhe kengetarja Guen Stefani. Por Maria Keri nuk është e vetmja me tetë kandidatura. Përbri saj radhiten edhe Kejni Uest dhe Xhon Lexhend.

Keri dhe Uest konkurojnë për këngën dhe albumin e vitit. Keri paraqitet me këngën “Ui Bilong Together” dhe albumin “Dhi Emansipejshen of Mimi”. Kurse Kanye West konkuron me kengen “Gold Digger” dhe albumin “Lejt Rexhistrejshen”. Ky është viti i dytë që Kejni Uest e gjen veten kandidat në një numër të madh kategorish ndërkohë që ka nxjerrë vetëm dy albume. Vitin që kaloi ai ishte kandidat në dhjetë kategori. Kënga “Gold Digger” ishte ndër më të pëlqyerat e vitit.

Kandidatë tjerë për këngën më të mirë të vitit janë edhe grupi “Grin Day” me “Bulevard of Broken Drims”, Guen Stefani me kengen “Hollabek Gerl. ...... dhe grupi Gorillaz me kengen “Fil Good Inc.” Edhe për albumin e viti konkurenca është mjaft e fortë pasi duket se çdo albumin i U2 fiton çmimet Gremi.

Kësaj radhe U-2 konkuron me albumin “Hau tu Dizmentel an Atomik Bomb”. Në këtë kategori konkurojnë edhe Guen Stefani me albumin “Love. Angel. Music. Baby”. Ylli i muzikës rock Paul McCartney konkuron me “Kaos and Criejshen in Bekjard. Ish Bitelsi nuk ka fituar asnjëherë çmimin Gremmi për albumin më të mirë, kështu që sonte ai ka një shans mjaft të mirë. Çmimi më prestigjoz i industrisë së muzikës, Gremi, jepet çdo vit nga Akademia e Regjistrimeve dhe ka të njëjtën rendësi sikurse edhe çmimet Oscar për botën e filmit.

XS
SM
MD
LG