Lidhje

Uashington: senatorë dhe personeli izolohen për tre orë pas një alarmi të rremë


Policia thotë se senatorë amerikanë dhe pjestarë të personeleve të tyre u lejuan të largohen nga garazhi i automjeteve pranë Kongresit amerikan ku u izoluan, pasi ndjesorët diktuan të mërkurën mbrëma gjurmë gazi nervor. Policia shpjegoi më vonë se analizat nuk vërtetuan prani të këtij gazi dhe se në të vërtetë ishte alarm i rremë.

Sirenat ranë mbrëmë në një ndërtesë të senatit, duke detyruar policinë të evakuonte rreth 200 persona, përfshirë disa senatorë, për në garazhin e automjeteve, ku qendruan për rreth tri orë.

Policia thotë se autoritetet ngritën tenda dezinfektimi, pasi fillimisht u njoftua se analizat tregonin praninë e gazit. Më vonë u bë e ditur se të gjitha analizat tregonin se nuk kishte gjurmë të gazit nervor. //az//

XS
SM
MD
LG