Lidhje

Pakistan: 27 vetë vdesin në një sulm vetëvrasës


Një shpërthim me sa duket vetëvrasës që drejtohej kundër myslimanëve shi’itë në Pakistan dhe trazirat që pasuan, shkaktuan vdekjen e 27 personave dhe plagosjen e të paktën 40 të tjerëve.

Autoritetet thonë se bomba shpërtheu sot pranë një grupi besimtarësh myslimanë që po festonin ditën e shenjtë të Ashures, festa kryesore e kalendarit mysliman shi’it. Dita shënon vdekjen në shekullin e 7-të të Imam Huseinit, nipit të Profetit Muhamed, në betejën e Karbalës në Irakun e sotëm.

Vdekja e Imam Huseinit u bë shkas për ndarjen e myslimanëve në dy degë: suni dhe shi’itë. Shumica e myslimanëve në Pakistan janë të degës suni. Shpërthimi i sotëm ndodhi në qytetin Hangu, rreth 200 kilometra nga Islamabadi. Dëshmitarët thanë se pas shpërthimit u dëgjuan të shtëna dhe shpërthime të tjera. Në qytet u dërguan forca të rendit për qetësuar protestat dhe klerikë suni dhe shiitë u bënë thirrje besimtarëve të ruajnë qetësinë.//lk

XS
SM
MD
LG