Lidhje

Sfida e Mijëvjeçarit miraton një fond prej 13,85 milion dollarësh për Shqipërinë


Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, miratoi dje një fond ndihmash prej 13 presje 85 milionë dollarë për Shqipërinë, që synojnë të ndihmojnë këtë vend të përmirësojë treguesit e qeverisjes së drejtë dhe të lirisë ekonomike.

Programi për Shqipërinë synon uljen e korrupsionit përmes reformave në strukturat e administratës së taksave, prokurimeve publike dhe regjistrimit të bizneseve.

Drejtori Ekzekutiv i Korporatës, ambasadori Xhon Daniloviç përshëndeti angazhimin e qeverisë së Shqipërisë për të luftuar korrupsionin dhe përmirësuar mjedisin për uljen e varfërisë dhe nxitjen e investimeve në sektorin privat.

Ndihmat për Shqipërinë jepen përmes një programi të veçantë të destinuar për vendet që janë në prag të kualifikimit për ndihmat e programit të rregullt të kësaj korporate.

Programi i Pragut synon të ndihmojë vendet të përmirësojnë dobësitë për t’u kualifikuar për ndihmat e rregullta. Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit i vlerëson vendet në tri kategori kryesore, Qeverisje e Drejtë, Investime Publike dhe Nxitje e Lirisë Ekonomike. Korporata e Mijëvjeçarit ka miratuar një fond prej 1 presje 5 miliardë dollarësh për 8 vende. //ad//

XS
SM
MD
LG