Lidhje

Rindertimi i Irakut - një proces i gjatë dhe i vështirë


Rindërtimi i Irakut pas tri dekadash neglizhence dhe lufte do të kushtojë miliarda dollarë. Banka Botërore llogarit se kjo kosto mund të arrijë shumën e 56 miliardë dollarëve, një shumë që disa ligjvënës amerikanë thonë se është shumë e ulët. Në një debat që u zhvillua dje në Kongres, zyrtarët amerikanë dëshmuan rreth disa problemeve që ndikojnë në ritmin e rindërtimit.

Kryengritësit janë organizuar më së miri për të minuar përpjekjet e rindërtimit në Irak duke shkatërruar komplekset e naftës dhe pjesë të tjera të infrastrukturës së vendit. Zyrtarët e qeverisë amrikane si Xhozef Kristof, drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe tregtisë në Zyrën e Përgjigjësive të Kongresit, thotë se sigurimi i pamjaftueshëm nuk është problemi i vetëm që prek ritmin e rindërtimit. “Problemet e tjera përfshijnë mosmarrëveshjet mes agjencive amrikane, kontraktuesve dhe autoriteteve irakiane lidhur me përparësirë, padigurinë lidhur me pronësinë, ndryshimin e madh të personelit, inflacionn dhe kushtet e paparashikuara në vende të ndryshme”.

Si rezultat i kryengritjes, Shteteve të Bashkuara u është dashur të kalojnë një të tretën e më shumë se 18 miliardë dollarëve të caktuara për rindërtimin në projekte për sigurinë. Një gjë e tillë e ka detyruar Uashingtonin të kufizojë apo të braktisë projektet për rihabilitimin e furnizimit me ujë dhe energji elektrike të Irakut.

Stuart Bowen, inspektor i përgjithshëm i ngarkuar posaçërisht për rindërtimin e Irakut, thotë se një pengesë tjetër për përparimin është korrupsionin. “Ne jemi përballë dy kryengritjeve në Irak. Ne kemi përballë një kryengritje në terren dhe një tjetër që po godet infrastrukturën. Por gjithashtu ne po përballojmë edhe një kryengritje të fshehtë, çështjen e korrupsionit që ndeshim vazhdimisht,” thotë zoti Bauen.

Taksapaguesit amerikanë po mbajnë barrën më të madhe të përpjekjeve të rindërtimit dhe Kryetari i Komisionit për Marrëdhënit me Jashtë, Senatori republikan, Riçard Lugar i Indianës, thotë se duhet mbajtur më mirë nën kontroll mënyra e shpenzimeve. “Ne duhet të sigurohemi se fondet po shpërndahen në përputhje me përparësitë e vendosura. Ne duhet të punojmë me qeverinë e re irakiane për të goditur korrupsionin që sjell shfrytëaimin e fondeve që duhen për projekte të tjera. Ne duhet të punojmë për të siguruar që udhëheqësit lokalë dhe rajonalë janë të aftë të mbrojnë projektet e furnizmimit me ujë, energji elektrike dhe të tjera, ndërkohë që ne po pakësojnë gradualisht praninë ushtarake atje,” thotë senatori.

Ministrja irakiane për rrethet bashkiake dhe punët publike, Nesrin Barvari, tha dje në Uashington se rindërtimi po përparon me gjithë vështirësitë e sigurimit, burimet e kufizuara financiare dhe korrupsionin. “Në qoftë se flasim për furnizimin me ujë dhe shërbimet sanitare, që janë në kompetencë të ministrisë që drejtoj unë, më shumë se 7 milionë njerëz kanë ujë tani. Ne na mungonte uji para luftës. Ne kemi shtuar kapacitetin e furnizmit ujë për të plotësuar nevojat e 7 milionë banorëve dhe 1,5 milionë të tjerëve për shërbime sanitare”.

Ministrja Barvari shprehu optimizëm, duke thënë se anketat tesojnë se 7 në 10 irakianë thonë se kanë kushte më të mira jetese dhe rreth dy të tretat presisn që kushtet e jetesës do të përmirësohen edhe më tej në vitet e ardhëshme. //ad//

XS
SM
MD
LG