Lidhje

Komisioni Evropian: Evropa Perëndimore të hapë dyert për punëtorë nga vendet anëtare lindore


Komisioni Evropian u bëri thirrje vendeve të Evropës Perëndimore të hapin dyert për më shumë punëtorë nga ish vendet komuniste që u anëtarësuan në Bashkimin Evropian në vitin 2004.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për punësimin Vladimir Spidla thotë se lëvizja e lirë e punëtorëve brenda bllokut me 25 vende anëtare nuk paraqet kërcënim për vendet e punës në vendet perëndimore.

Zoti Spidla tha se Britania, Irlanda dhe Suedia kanë përfituar nga hapja e plotë e tregjeve të tyre për punëtorët nga vendet e Evropës qendrore dhe lindore. Këto tre vende tha ai, kanë patur rritje të madhe ekonomike dhe nuk kanë pësuar ndonjë shtim të papunësisë.

Qeveri të tjera perëndimore kanë vendosur kufizime ndaj punëtorëve nga vendet e reja të Bashkimit, të shqetësuar nga influksi i krahut të lirë të punës. Diplomatët thonë se vende si Gjermania, Franca dhe Italia pritet t’i zgjasin kufizimet edhe për tre vjet të tjerë. Rregullat e Bashkimit Evropian i lejojnë kufizime të tilla deri në vitin 2011. //ad//

XS
SM
MD
LG