Lidhje

Serbi: Autoritetet ndalojnë një ish-oficer nën dyshimet se ka ndihmuar Gjeneralin Ratko Malladiç


Autoritetet serbe ndaluan një ish-oficer serb të Bosnjës nën dyshimet se ka ndihmuar të akuzuarin për krime lufte në arrati, Gjeneral Ratko Mlladiç, që t’i shmanget arrestimit.

Policia ndaloi të enjten në Beograd Sasha Badnjarin, ish-pjesëtar i ekipit të sigurimit të zotit Mlladitç, dhe dha urdhër që të mbahet një muaj nën arrest.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë e Malit të Zi, Zoran Stankoviç, thotë se zoti Badnjar është mes 50 vetëve të përfshirë në një raport të zbulimit si të dyshuar se kanë ndihmuar zotin Mlladiç t’i shmanget kapjes.

Raporti iu paraqit zyrtarëve serbë në fillim të këtij muaji për të treguar se autoritetet po përpiqen të kapin zotin Mlladiç dhe se nuk e kanë strehuar atë që nga viti 2002.

Ndërkohë, forcat e Natos në Bosnjë kontrolluan shëpinë e Millisav Klestanit në Vllasenica, ndërsa hetojnë veprimtaritë e përkrahësve të Gjeneralit Mlladiç. //az//

XS
SM
MD
LG