Lidhje

Pakistan: Forcohen masat e sigurimit pas shpërthimit vetëvrasës


Masat e sigurimit u shtrënguan në Pakistanin Veriperëndimor, pasi 23 vetë mbetën të vrarë nga një shpërthim, mesa duket vetëvrasës, gjatë një ceremonie me ratin e Ditës së Ashures.

Ministri i Brendshëm, Aftab Sherpao, thotë se tensionet vazhdojnë të jenë të larta, por klerikët suni, si edhe ata shiitë, po bëjnë thirrje për qetësi. Ai thotë se është shpallur ndalim-qarkullimi dhe se janë vendosur pika kontrolli.

Shpërthimi i së enjtes në Hangu shkaktoi gjithashtu plagosjen e 40 personave të tjerë. Forca ushtarake u dislokuan, pasi turma të zermëruara shiite filluan t’u vënë zjarrin automjeteve e shitoreve. Katër vetë të tjerë humbën jetën, kur persona të armatosur hapën zjarr nga një mikrobus në periferi të qytetit. //az//

XS
SM
MD
LG