Lidhje

Avionët izraelitë qëllojnë me raketa disa objekte në Rripin e Gazës


Avionët izraelitë qëlluan me raketa disa objekte në Rripin e Gazës. Zyrtarë palestinezë të sigurimit thanë se sulmet gjatë natës kishin në shënjestër një makinë në qytetin qendror Deir al-Balah dhe një zonë në pjesën veriore të territorit.

Në zhvillime të tjera në Rripin e Gazës, një grup palestinez më parë i panjohur mori përgjegjësinë për rrëmbimin e një diplomati egjiptian.

Agjencitë e lajmeve njoftuan se morën dje një deklaratë nga grupi i vetëquajtur Brigadat Al Ahrar, i cili kërkon lirimin brenda 48 orësh të të burgosurve palestinezë që mbahen në Egjipt. Vërtetësia e kësaj deklarate nuk është provuar.

Zyrtarë palestinezë thonë se diplomati Husam al-Musli u rrëmbye të enjten nga persona të maskuar ndërkohë që po udhëtonte në drejtim të zyrave të misionit diplomatik egjiptian në Qytetin Gaza.

Që nga tërheqja e Izraelit në muajin shtator, në Rripin e Gazës ka ndodhur një valë rrëmbimesh.

XS
SM
MD
LG