Lidhje

Vazhdojnë protestat ndaj botimit të karikaturave të profetit Muhamet


Mijëra shtetas britanikë të besimit mysliman zhvilluan sot një demonstratë në Londër për të protestuar ndaj karikaturave të botuara në një gazetë daneze, që e paraqesin si terrorist profetin Muhamet.

Sipas njoftimeve, protesta e Londrës ishte një marshim paqësor dhe pjesëmarrësit bënin thirrje për qetësi. Zyrtarët thonë se protesta të myslimanëve pritej të zhvilloheshin edhe në Paris dhe në qytete të tjera evropiane.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme daneze tha se ka tërhequr përkohësisht trupin diplomatik nga Irani, nga Indonezia dhe nga Siria, pas disa kërcënimeve. Protestues të zemëruar plaçkitën javën e kaluar ambasadën daneze në Siri. Sipas njoftimeve të shtypit lokal, demonstratat kanë vazhduar sot edhe në Indonezi dhe në Bangladesh. Dje u zhvilluan protesta në shumë qytete të Lindje së Mesme, si dhe në Indi, Pakistan, Afganistan, Malajzi, Venezuelë dhe në Kenia.//lk

XS
SM
MD
LG