Lidhje

Irak: Politikanët shiitë shtynë vendimin për zgjedhjen e kryeministrit


Politikanët shiitë të Irakut e shtynë për nesër marrjen e një vendimi për zgjedhjen e kryeministrit të ri të vendit. Partia Aleanca e Bashkuar irakiane zhvilloi sot një takim për zgjedhjen mes dy kandidaturave, atë të kryeministrit Ibrahim al-Jafari dhe nënpresidentit Adel Abdul-Mahdi. Por burimet thonë se pasuesit e klerikut radikal Moqtada al-Sadr donin më tepër kohë për të diskutuar lidhur me të dy kandidatët. Aleanca shiite irakiane fitoi numrin më të madh të vendeve në parlament në zgjedhjet e 15 dhjetorit.

Ndërkaq, në zhvillime të tjera, policia tha se një anëtar i lartë i organizatës më të madhe të kurdëve të Turqisë u vra sot kur makina e tij shpërtheu në qytetin verior irakian, Sulejmania. Një zyrtar i policisë tha se shpërthimi me sa duket ishte rezultat i një problemi teknik. Viktima ka qenë më parë anëtar i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, por ai u shkëput nga kjo parti për t’u bashkuar me Partinë Patriote Demokratike të Kurdistanit që ndjek një platformë paqësore.//lk

XS
SM
MD
LG