Lidhje

Jepen medaljet e para në Lojërat Olimpike të Torinos


Në Lojërat Olimpike që filluan dje në Torino të Italisë, janë ndarë tashmë edhe medaljet e para. Amerikani Chad Hendrick mori medaljen e artë, duke dalë i pari në garën e 5 mijë metrave të patinazhit të shpjetësisë, pasi e përshkroi këtë distancë në 6 minuta e 14,68 sekonda. Holandezi Sven Kramer doli në vend të dytë, duke marrë medaljen e argjendtë, ndërsa me medaljen e bronxit u nderua italiani Enrico Fabris.

Për dy-garëshin, gjermani Michael Greis mori medaljen e artë, në përshkrimin e distancës prej 20 kilometrash në 54 minuta e 23 sekonda, i pasuar nga norvegjezi Ole Einar Bjorndalen, fitues i medaljes së argjendtë, ndërsa në vend të tretë doli norvegjezi i dytë, Halvard Hanevold, me medaljen e bronxit.

Në garën me stile të kombinuara, medaljen e artë e mori gjermani Georg Hettich, i pasuar nga austriaku Felix Gottwald, kurse në vend të tretë, doli norvegjezi Magnus Moan, që mori edhe medaljen e bronxit. Po sot në Lojërat e Torinos zhvillohen edhe garat e femrave në ski me stil të lirë, patinazhi artistik për çiftet dhe hokei në akull.//lk

XS
SM
MD
LG