Lidhje

Danimarka u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Indonezia për shkak të kërcënimeve nga ekstremistë myslimanë


Danimarka u bëri thirrje qytetarëve të saj që jetojnë në Indonezi të largohen nga ai vend për shkak të kërcënimeve nga ekstremistë myslimanë të zemëruar nga publikimi i karikaturave të Profetit Muhamed.

Ministria e Jashtme daneze tha dje se ka marrë informacion të besueshëm se qytetarët danezë po vihen në shënjestër. Ky paralajmërim bëhet pasi ministria tërhoqi përkohësisht diplomatët nga postet e tyre në Iran, Indonezi dhe Siri pas marrjes së kërcënimeve.

Protestat e myslimanëve vazhduan në disa rajone të botës. Mijëra myslimanë britanikë marshuan në Londër në shenjë proteste kundër karikaturave në një gazetë daneze, që e paraqesin Profetin Muhamet si terrorist.

Sipas njoftimeve, marshimi i Londrës ishte paqësor dhe pjesëmarrësit bënë thirrje për përmbajtje. Zyrtarët thonë se rreth 7 mijë myslimanë demonstruan në Paris.

Protesta pati edhe në qytete të tjera evropiane. Sipas njoftimeve të mjeteve lokale të informimit, demonstratat vazhduan edhe në Indonezi e Bangladesh.

XS
SM
MD
LG