Lidhje

Ibrahim al-Xhafari emërohet kryeministër i ri i Irakut


Në Irak, aleanca shiite në fuqi zgjodhi kryeministrin e tanishëm Ibrahim al-Jaafari për të drejtuar qeverinë e re.

Ai mori 64 vota në grupin e deputetëve shiitë duke mundur rivalin e tij, nënpresidentin Abel Abdul-Mahdi me vetëm një votë më tepër. Aleanca shiite fitoi shumicën në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit.

Emërimi i kryeministrit është një hap me rëndësi në procesin e formimin e një qeverie të re irakiane, qeveria e parë me mandat katërvjeçar në periudhën e pas Sadam Huseinit.

Ndërkohë, policia irakiane thotë se të paktën 12 vetë u plagosën sot nga shpërthimi njëra pas tjetrës pranë një restoranti në Bagdatin qendror. Po ashtu, zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se kryengritësit qëlluan sot me mortajë në zonën e gjelbër, tepër të fortifikuar ku kanë selinë ambasada amerikane dhe qeveria irakiane. Nuk ka njoftime për viktima.//ii//

XS
SM
MD
LG