Lidhje

Ministria britanike e Mbrojtjes fillon hetimet kundër policisë ushtarake lidhur me akuzat për abuzime në Irak


Ministria britanike e Mbrojtjes ka hapur një proces urgjent hetimor të policisë ushtarake lidhur me akuzat për abuzimin e të burgosurve irakianë.

Në një deklaratë të ministrisë thuhet se dënohen të gjitha aktet e abuzimit e të brutalitetit dhe se i trajton me seriozitet të madh të gjitha akuzat për veprime të tilla.

Televizioni britanik transmetoi dje një videokasetë pasi ishte publikuar nga gazeta News Of the World. Ushtarët britanikë paraqiten në videokasetë duke rrahur me shkopinjë të burgosur të rinj irakianë dhe duke i shqelmuar ata.

Gazeta thotë se videokaseta ishte regjistruar në vitin 2004 në pjesën jugore të Irakut.

Kryeministri britanik, Toni Bler, tha dje se incidenti do të hetohet plotësisht. Ai tha se pjesa dërrmuese e trupave britanike në Irak po bëjnë punë shumë të mirë për të ndihmuar Irakun të bëhet demokraci.

XS
SM
MD
LG