Lidhje

Viti i pestë i gjyqit ndaj Sllobodan Milosheviçit


Gjyqi për krime lufte i ish presidentit jugosllav e serb, Sllobodan Millosheviç, hyri sot në vitin e pestë në Gjykatën e Kombeve të Bashkuara në Hagë.

Gjatë seancës së sotme, prokuroria mori në pyetje dëshmitarin e palës mbrojtëse, Branko Kostiç, ish anëtar i presidencës kolektive të Jugosllavisë. Millosheviçi ka shfrytëzuar rreth 80 përqind të kohës së lejuar për mbrojtjen e tij, duke sugjeruar që gjyqi i tij mund të përfundojë brenda disa muajsh e duke shkaktuar vonesa të reja.

Millosheviçi ka probleme të ndryshme shëndetsore, të cilat kanë shkaktuar shtyrjen për disa muaj të gjyqit, që kur ai filloi në shkurt të vitit 2002. Ish udhëheqësi sërb përballet me 66 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerzimit për rolin e tij në konfliktet në ish Jugosllavi gjatë viteve 90-të. //rd//

XS
SM
MD
LG