Lidhje

Amerikanët pritet të shpenzojnë rreth 14 miliardë dollarë për dhuratat e Shën Valentinit


Fondacioni Kombëtar amerikan i Shitjeve me Pakicë parashikon që amerikanët do të shpenzojnë deri në 14 miliardë dollarë për dhuratat dhe kartolinat e Ditës së Valentinit.

Shitja e çokollatave, luleve dhe kartolinave shënon një rritje të ndjeshme me rastin e kësaj feste, ndërsa për restaurantet është një nga ditët e vitit me xhiron më të madhe. Karamelet janë dhurata më popullore e ditës së Shën Valentinit dhe çokollatat e të gjitha llojeve janë më të preferuarat.

Mënyra e dytë më popullore për të festuar Ditën e Valentinit është darka në restorant. Pronarët e restoranteve njoftojnë se Dita e Valentinit është një nga mbrëmjet më popullore të vitit dhe e dyta pas Ditës së Nënave. Po ashtu lulet janë bërë traditë për këtë ditë dhe veçanërisht trëndafilat.//lk

XS
SM
MD
LG