Lidhje

Administratori i OKB-së në Kosovë, Petersen, raporton para Këshillit të Sigurimit


Administratori i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen–Petersen u bëri thirrje banorëve të saj të punojnë sëbashku për bisedimet e javës së ardhëshme për statusin përfundimtar.

Zoti Petersen i bëri thirrje pakicës sërbe të Kosovës të marrë pjesë aktivisht në procesin për përcaktimin e statusit. Ai i bëri gjithashtu thirrje shumicës shqiptare që t’i paraqesë propozime serioze palës sërbe lidhur me të ardhmen e Kosovës.

Zoti Petersen i bëri këto kemente në raportin e tij para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për gjendjen në Kosovë.

Presidenti i Sërbisë, Boris Tadiç, theksoi rëndësinë e respektimit të standardeve ndërkombëtare në procesin për gjetjen e një zgjidhjeje.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara për të ardhmen e Kosovës janë caktuar të fillojnë të hënën në Vjenë.//lk

XS
SM
MD
LG