Lidhje

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve publikon raportin vjetor të shtypit


Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se 125 gazetarë u burgosën në 24 vende vitin e kaluar dhe një e katërta e tyre në Kinë. Kjo organizatë me bazë në Shtetet e Bashkuara nxorri sot raportin e saj vjetor për lirinë e shtypit.

Raporti vë në dukje se disa gazetarë, megjithëse nuk janë burgosur, nuk janë të lirë të bëjnë punën e tyre. Gazetarët në disa rajone të Amerikës Latine janë penguar të shprehen nëpërmjet kërcënimeve, apo kanë vendosur vet-censurën për shkak të krimeve dhe korrupsionit që është i pafrenuar.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve bën të ditur për persekutimin e gazetarëve nga qeveritë në Afrikë, por vë në dukje se media luajti një rol të madh në zgjedhjet në Burundi.

Komiteti dokumenton gjithashtu disa raste vrasjesh të gazetarëve në Lindjen e Mesme. Ai thotë gjithashtu se 47 gazetarë u vranë gjatë viti 2005, 24 prej të cilëve vetëm në Irak.

Raporti i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve vë në dukje se një numër më i madh qytetarësh në Azi, si asnjë herë më parë, ndjekin lajmet në radio, por gazetarët vazhdojnë të kërcënohen.//lk

XS
SM
MD
LG