Lidhje

Një ndërmjetës i Bashkimit Evropian takohet në Podgoricë me udhëheqës të Malit të Zi për të paraqitur udhëzime për referendumin për pavarësi


Një ndërmjetës i Bashkimit Evropian takohet sot në Podgoricë me udhëheqës të Malit të Zi për të paraqitur udhëzimet e organizatës për referendumin për pavarësi.

Forcat politike në Mal të Zi kanë patur mosmarrëveshje lidhur me faktin nëse kjo republikë duhet të mbetet në bashkimin me Serbinë, apo të bëhet e pavarur.

Dje, i dërguari i Bashkimit Evropian Miroslav Lajcak tha se organizata evropiane do të sugjeronte që referendumi të quhej i miratuar nëse pro tij shpreheshin të paktën 55 për qind e pjesëmarrësve. Një tjetër alternativë e Bashkimit Evropian, do të ishte, që të paktën 41 për qind e votuesve të regjistruar, të votonin pro pavarësinë.

Zoti Lajcak tha dje se vendet që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian duhet t’i marrin seriozisht sugjerimet e tij.

Parashikohet që Mali i Zi nëse fiton pavarësinë, të kërkojë anëtarësim në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG