Lidhje

Ekspertë evropianë të shëndetësisë janë mbledhur në Bruksel për të hartuar një përgjigje ndaj përhapjes së gripit të shpendëve


Ekspertë evropianë të shëndetësisë janë mbledhur në Bruksel për të hartuar një përgjigje ndaj përhapjes së gripit të shpendëve mes zogjve shtegëtarë.

Komisioni i sotëm miratoi një sërë masash që do të përmirësojnë vëzhgimin e gjendjes dhe do të kontrollojnë më mirë zbatimin e vendimit për ndalimin e importeve, siç është mos lejimi i importeve të puplave të patrajtuara nga vendet jo anëtare të Bashkimit.

Komisioni Evropian ka caktuar 2 presje 5 milionë dollarë të tjerë për masat parandaluese.

Autoritetet gjermane konfirmuan sot praninë e virusit H5N1 në disa ishuj në Detin Balltik. Vatra virusi janë gjetur edhe në Ballkan, Turqi dhe Detin Kaspik.

XS
SM
MD
LG