Lidhje

Forcat policore në Pakistan përgatiten për t'u përballur me protesta të tjera anti-perëndimore


Forcat policore në Pakistan janë përgatitur për t'u përballur me protesta të tjera anti-perëndimore, ndërkohë që tensionet vazhdojnë të jenë të larta pas disa ditë trazirash në një numër qytetesh, të nxitura nga zemërimi mysliman rreth publikimit të karikaturave satirike të Profetit Muhamed.

Të paktën tre vetë, përfshirë një 8 vjeçar, humbën jetën dje, ditën e tretë me radhë të trazirave në qytetet Peshavar dhe Lahore. Presidenti Pervez Musharraf i dënoi trazirat e fundit dhe paralajmëroi se disa persona po shfrytëzonin gjendjen për të shkaktuar dhunë.

Dy vetë humbën jetën në qytetin veriperëndimor të Peshavarit, ku dhjetëra mijëra veta marshuan duke u vënë zjarrin disa bizneseve të huaja. Një person tjetër u vra në Lahore, ku protestat nëpër rrugë vazhduan me gjithë urdhërin e qeverisë për ndalimin e tubimeve publike.

XS
SM
MD
LG