Lidhje

Udhëheqësi në mërgim i Hamasit zhvillon bisedime me zyrtarët turq


Udhëheqësi politik në mërgim i Hamasit, Khaled Mashaal po takohet në Ankara me zyrtarë turq, ndërsa organizata e tij ekstremiste përgatitet të drejtojë qeverinë e re palestineze. Turqia thotë se do t’i përdorë bisedimet për të transmetuar kërkesat ndërkombëtare që Hamasi të heqë dorë nga dhuna dhe të njohë të drejtën e Izraelit për ekzistencë.

Ministri i jashtëm turk Abdullah Gul thotë se e diskutoi vizitën me homologen e tij izraelite Tzipi Livni që tha se ishte kundër takimit mes zyrtarëve turq me një grup që Izraeli e konsideron terrorist.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Izraeli po bëjnë trysni që Hamasi të izolohet derisa të plotësojë kërkesat ndërkombëtare. Rusia, anëtare e kuartetit për paqe në Lindjen e Mesme po i kërkon Hamasit të angazhohet për vendosjen e paqes me Izraelin. Zyrtarët rusë dhe ata të Hamasit kanë në plan të takohen në Moskë muajin e ardhshëm.//rd//

XS
SM
MD
LG