Lidhje

Libi: Të paktën 10 persona humbin jetën gjatë protestave kundër karikaturave të profetit Muhamed


Të paktën 10 persona humbën jetën në Libi gjatë protestave kundër karikaturave të Profetit Muhamed.

Zyrtarët thonë se protestuesit i vunë zjarrin konsullatës italiane në Benghazi dje, ndërsa policia hapi zjarr gjatë një përleshjeje me demonstruesit. Numri i të plagosurve është ende i panjohur.

Dhuna në Libi është në vazhdën e trazirave të shkaktuara nga karikaturat që fillimisht u botuan nga një gazetë daneze në shtator.

Në Pakistan, autoritet ndaluan themeluesin e një grupi ekstremist për të mos ta lejuar që të nxisë protesta. Ndërsa Pakistani tërhoqi ambasadorin e vet në Danimarkë, pasi ajo mbylli përkohësisht ambasadën në Islamabad.

Klerikë myslimanë në Peshawar të Pakistanit ofruan shpërblime prej më shumë se një milionë dollarësh për këdo që vriste një nga karikaturistët.

XS
SM
MD
LG