Lidhje

Ramsfeld: Autorët e abuzimeve në imazhet e fundit nga burgu Abu Graib janë ndëshkuar


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Ramsfeld, thotë se autorët e abuzimeve në imazhet e fundit nga burgu Abu Graib janë ndëshkuar.

Sekretari Ramsfeld e bëri këtë koment para një komisioni të Kongresit amerikan, kur u pyet rreth fotografive dhe videokasetave, të cilat u transmetuan fillimisht këtë javë nga televizioni australian. Imazhet janë më shumë se dy vjet të vjetra.

Zoti Ramsfeld thotë se personat e ndërlikuar në abuzim janë nxjerrë para gjyqit ushtarak dhe janë dënuar me burgim ose janë degraduar për atë që ai i cilësoi si sjellje të papranueshme. Qeveria dhe publiku irakian kanë shprehur zemërim.

Zyra e Kryeministrit Ibrahim al-Xhafari i dënoi abuzimet. Imazhet e fundit paraqesin të ndaluarit fytyrëmbuluar, por lakuriq, njëri prej tyre duke qendruar kokëposhtë nga një shtrat në burgun e Bagdadit.

Disa prej tyre kanë plagë dhe shenja të ndryshme në trup. Imazhe të ngjashme të abuzimit të puiblikuar në vitin 2004 nxitën protesta në shkallë të gjerë.

Një zëdhënës i Pentagonit tha se masa disiplinore janë marrë ndaj më shumë 25 anëtarëve të personelit ushtarak. Por në të njëjtën kohë, ai shprehu shqetësimin se imazhet e fundit mund të nxsisin akte të tjera dhune.

XS
SM
MD
LG