Lidhje

Qeveria pakistaneze ndaloi zhvillimin e protestave në kryeqytetin Islamabad


Qeveria pakistaneze ndaloi zhvillimin e protestave në kryeqytetin Islamabad në prag të një demonstrate të planifikuar për të dielën kundër karikaturave të Profetit Muhamed.

Njoftimi i bërë nga Ministri i Informimit Sheikh Rashid Ahmed, vjen pas një jave protestash të dhunshme në Pakistan.

Pesë persona u vranë gjatë javës dhe të paktën 4 u plagosën të shtunën në qytetin Cheniot në qendër të provincës Punxhab. Në një demonstratë tjetër, mijra gra pakistaneze zhvilluan një tubim paqësor në Karaçi.

Në Londër, të paktën 10 mijë myslimanë u mblodhën në Sheshin Trafalgar. Protesta ishte organizuar nga Komiteti i Veprimit Mysliman.

Në Libi, si pasojë e protestave, të premten gjetën vdekjen të paktën 11 vetë dhe u dogj konsullata italiane në Benghazi.//ii//

XS
SM
MD
LG