Lidhje

Filipine: Mendohet se mbi 1800 banorë të një fshati kanë vdekur nga rrëshqitja e dheut


Në Filipine, zyrtarët thonë se të 1800 banorët e fshatit Guinsaugon në juglindje të Manilës mund të kenë vdekur nga rrëshqitja e dheut që ndodhi të premten.

Autoritetet thonë se 57 banorë të këtij fshati në ishullin lindor të Leytes u gjetën gjallë, por se shanset për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë po pakësohen. Deri tani janë nxjerrë vetëm 46 trupa.

Sot u ringjallën shpresat pas njoftimit të Presidentes Gloria Arrojo, e cila tha se nga njerëz të mbijetuar në një shkollë të fshatit ishin marrë mesazhe e-maili. Megjithatë, këto njoftime nuk janë konfirmuar dhe përpjekjet për të gjetur njerëz të mbetur gjallë në shkollë kanë qenë të pasuksesshme.

Zyrtarët thonë se përpjekjet e shpëtimit janë penguar nga shirat e vazhdueshëm, nga rrugët e bllokuara dhe nga dheu që ende është i paqëndrueshëm. Presidentja Arrojo ka mobilizuar forcat ushtarake për kërkimin dhe të shpëtimin e të mbijetuarve.

Një numër vendesh, me tyre Shtetet e Bashkuara, po dërgojnë ndihma monetare dhe ushtarake. //ad//

XS
SM
MD
LG