Lidhje

SHBA: Një biletë llotarie e shitur në shtetin Nebraska rezulton fituese e shumës 365 milion dollarë


Në Shtetet e Bashkuara një biletë llotarie e shitur në njërin prej shteteve qendrore të vendit rezulton fituese e një shume prej 365 milion dollarësh.

Zyrtarët që administrojnë llotarinë e quajtur Powerball thanë të dielën se vetëm një biletë kishte fituar këtë shumë e cila shënon një rekord të ri në historinë e llotarisë amerikane. Ata nuk thanë nëse fituesi, i cili e ka blerë biletën e llotarisë në shtetin e Nebraskës, është paraqitur për të kërkuar paratë.

Javën e kaluar, njerëz të shumtë mbajtën radhë të gjata për të blerë bileta llotarie për të provuar shansin e tyre me këtë llotari rekord. Rekordi i mëparshëm u arrit vitin e kaluar me shumën 340 milion dollarë.

Llotaria Powerball luhet në 28 shtete të vendit si dhe në kryeqytetin Uashington dhe në Ishujt e Virgjër. //ad//

XS
SM
MD
LG