Lidhje

Shfaqja e gripit të shpendëve në Indi pasohet nga masa të ethshme kundër epidemisë


India filloi asgjësimin në masë të pulave në shtetin perëndimor të Maharashtrës, një ditë pasi autoritetet konfirmuan rastet e para të variantit vdekjeprurës të virusit H5N1 të gripit të shpendëve.

Zyrtarët thonë se mbi gjysmë milioni shpendë po theren në një rreze prej tre kilometrash nga ferma ku janë gjetur rastet e gripit të shpendëve. Ndërkohë zyrtarë të shëndetësisë thonë se analizat laboratorike tregojnë se një fermer që dyshohej se kishte vdekur nga gripi i shpendëve në fakt nuk ishte infektuar nga virusi vdekjeprurës.

Sot në Itali zyrtarët e shëndetësisë thanë se një rosë e egër që u gjet e ngordhur në Italinë qendrore rezultoi se kishte virusin vdekjeprurës të gripit të shpendëve Që nga viti 2003, gripi i shpendëve ka shkaktuar vdekjen e rreth 90 vetëve në gjithë botën, pjesa më e madhe e të cilëve në Azi. //ad//

XS
SM
MD
LG