Lidhje

Iraq: Kryengritësit sulmojnë një autokolonë


Policia irakiane thotë se kryengritësit vranë të djelën katër shoferë dhe i vunë zjarrin kolonës së kamionëve të tyre në një pritë në veri të Bagdadit.

Policia thotë se shoferët po transportonin material ndërtimi për në një bazë ushtarake amerikane, kur u sulmuan në zonën al-Nabaie.

Në një zhvillim tjetër, autoritetet thonë se një gjeneral policie dhe dy roje të tij personale u vranë nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës pranë qytetin verior të Kirkukut.

Ndërkohë, zyrtarët thonë se një bari i drejtoi ekipet e kërkimit tek mbeturinat e një avioni të vogël që u përplas tri ditë më parë në një zonë të largët veriore.

Autoritetet thonë se, me sa duket të gjashtë personat në bord, përfshirë tre biznesmenë gjermanë, humbën jetën. Avioni, i cili po udhëtonte nga Azerbaixhani për në qytetin irakian Sulejmanijeh, u zhduk nga ekrani i radarëve të enjten vonë gjatë një stuhie. Autoritetet theksojnë se nuk ka shenja se forcat armike mund të kenë pasur ndonjë rol në përplajsen e avionit. //az//

XS
SM
MD
LG