Lidhje

Filipine: Zhurma e pashpjegueshme në vendin e shkollës së groposur nga rrëshqitja e dheut


Ekipet e shpëtimit në Filipine po përpiqen të gjejnë burimin e zhurmës që del nga vendi ku është groposur një shkollë si pasojë e rrëshqitjes masive të dheut në ishullin Leyete.

Autoritetet thonë se nuk janë të sigurtë për origjinën zhurmës. Zyrtarët kanë nxjerrë deri tani 72 trupa nga balta dhe thonë se qindra të tjerë mund të jenë ende të groposur. Që nga e premtja nuk është gjetur ndonjë njeri gjallë. Të fundit që u shpëtuan ishin një grup prej 20 vetësh, pak para rrëshqitjes së dheut.

Shirat e vazhdueshëm dhe erërat e forta kanë penguar punën e ekipeve të shpëtimit, mes të cilëve ekipe nga Malajzia, Tajvani dhe Shtetet e Bashkuara. Qindra marinsa amerikanë po ashtu po ofrojnë ndihmesën e tyre, ndërkohë që një zyrtar amerikan premtoi dërgimin e një personeli prej rreth 3 mijë vetësh për të ndihmuar. //rd//

XS
SM
MD
LG