Lidhje

Rice fillon një turne vizitash në Lindjen e Mesme


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleeza Rice tha sot se grupi islamik Hamas duhet të bëjë një zgjedhje mes terrorizmit dhe politikës, në se do ta udhëheqë me sukses qeverinë palestineze.

Zonja Rice i bëri këto komente sot në Kairo, ku mbërriti për një vizitë, në fillim të një turneu në Lindjen e Mesme, që synon t’i bindë qeveritë e vendeve arabe të mbajnë një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë palestineze të udhëhequr nga Hamasi.

Zonja Rice do të zhvillojë bisedime me udhëheqësit egjiptianë, për të ushtruar trysni ndaj Hamasit, që të përmbushë kërkesat ndërkombëtare për të dënuar dhunën dhe për njohjen e shtetit të Izraelit. Nga Egjipti, zonja Rice do të shkojë në Arabinë Saudite dhe në Emiratetet e Bashkuara Arabe.

Zonja Rice pritet gjithashtu ta shfrytëzojë turneun 5-ditor për të siguruar mbështetje për përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit për të mos e lejuar Iranin të prodhojë armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG