Lidhje

Bush: Amerika duhet të përqëndrohet në punë kërkimore për energjinë rigjeneruese që të pakësojë vartësinë e vendit nga nafta


Presidenti Bush tha sot në një laborator të financuar me fonde federale në Kolorado, se amerikanët duhet të përdorin më gjerësisht makinat hibride dhe burimet alternative të energjisë siç është etanoli, karburant i nxjerrë nga përpunimi i misrit.

Presidenti po ashtu tha se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë studimet për energjinë bërthamore, diellore dhe nga era.

Si për ironi, në fillim të muajit, për shkak të shkurtimeve buxhetore, u pakësuan 30 vende pune në një laborator kombëtar për energjinë e rigjenerueshme, por këtë javë, qeveria vendosi t’i rikthejë vendet e punës.

Presidenti Bush fajësoi mesazhet kontradiktore të procesit të buxhetit. Dje Presidenti ishte për vizitë në dy laboratorë ku po bëhen eksperimente për energji alternative në shtetet Viskonsin dhe Miçigan.

Presidenti Bush tha se vartësia e Amerikës nga vendet e pasura me naftë, por me qeveri të paqëndrueshsme, ose regjime që kanë dallime thelbësore me Shtetet e Bashkaura është një çështje që ka që bëjë me sigurinë kombëtare.

XS
SM
MD
LG