Lidhje

Bill Frist kundërshton planin që një firmë në Emiratet e Bashkuara Arabe të marrë kontrollin e operacioneve në 6 porte kryesore amerikane


Plani që një firmë me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe të marrë kontrollin e operacioneve në 6 porte kryesore amerikane ka ngjallur një valë të gjerë kritikash në Shtetet e Bashkuara.

Kritikat e fundit u bënë nga kryetari i shumicës republikane në Senat, Bill Frist, i cili i bëri sot thirrje administratës së Presidentit Bush të shtyjë shitjen, ose përndryshe mund të ndeshet me ligje që synojnë bllokimin e transaksionit derisa çështja të rishikohet nga Kongresi.

Guverantorë të dy shteteve amerikane ku ndodhen disa prej porteve në fjalë, paralajmëruan se do të ndërmarrin hapa ligjorë për ta bllokuar shitjen. Po ashtu ligjvenës demokratë kanë paralajmëruar se do të kërkojnë miratimin e ligjeve të ngjashme.

Kompania Dubai Ports Wolrd, ka dërguar përfaqësues në Amerikë për të qetësuar shqetësimet se ajo nuk do të marrë masa të përshtatshme sigurimi.

XS
SM
MD
LG