Lidhje

Sekretarja amerikane e shtetit takohet me Presidentin egjiptian


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice, e cila ndodhet për një turne në Lindjen e Mesme, u takua sot me presidentin egjyptian Hosni Mubarak. Zonja Rice dhe zoti Mubarak diskutuan për situatën e re pas fitores së grupit ekstremist Hamas në zgjedhjet palestineze.

Ajo u takua gjithashtu sot me aktivistë për demokracinë. Turneu i zonjës Rice në Lindjen e Mesme ka si synim të bindë qeveritë arabe të mbajnë një qëndrim kundër një qeverie palestineze të udhëhequr nga Hamasi. Ndalesa tjetër e sekretares Rice do të jetë Arabia Saudite dhe më pas Emiratet e Bashkuara arabe.

Gjatë takimit sekretarja Rice tha se Hamasi duhet të zgjedhë midis terrorizmit dhe politikës në se kërkon të udhëheqë me sukses një qeveri palestineze.

XS
SM
MD
LG