Lidhje

Moska ka ende shpresa për të zgjidhur mosmarrëveshjen e Iranit me Perëndimin


Presidenti rus Vladimir Putin thotë se Moska ka ende shpresa për të zgjidhur mosmarrëveshjen e Iranit me Perëndimin mbi çështjen bërthamore. Por ai shtoi se negociatat me Iranin mbi propozimin e Rusisë për t’i dhënë fund krizës nuk kanë qenë të lehta.

Zyrtarët rusë dhe iranianë kanë në plan të zhvillojnë bisedime nesër në Teheran, pas dy ditë takimesh në Moskë, që u mbyllën pa ndonjë shenjë përparimi. Të dyja palët po diskutojnë lidhur me një propozim për ta lejuar Iranin të pasurojë uranium në uzinat e Rusisë. Plani synon të sigurojë Perëndimin se Irani nuk do ta shfrytëzojë procesin për prodhimin e bombave.

Uraniumi i pasuruar mund të përdoret si lëndë djegëse për një reaktor bërthamor, ose si material i zbërthyeshëm, i nevojshëm për prodhimin e bombave.

XS
SM
MD
LG