Lidhje

Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs viziton Libanin


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs bëri një vizitë të papritur në Liban, për të theksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për këtë vend.

Zonja Rajs u takua sot me kryeministri e sapo-zgjedhur Fuad Saniora dhe zyrtarë të tjerë në Bejrut. Por ajo nuk u takua me presidentin pro-sirian, Emile Lahoud, të cilin politikanët anti-sirianë po përpiqen ta largojnë nga posti.

Sekretarja amerikane e Shtetit qëndroi në Liban, para se të shkonte në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku i jep fund turneut të saj në Lindjen e Mesme, i cili synon të nxisë qeveritë arabe të mbajnë një qëndrim më të rreptë ndaj qeverisë palestineze të udhëhequr nga Hamasi.

Para vizitës në Liban, zonja Rajs u takua në Riad me zyrtarë sauditë, të cilët hodhën poshtë kërkesën e saj për të mos i ofruar ndihma qeverisë palestineze. Të martën, Egjipti tha se Shtetet e Bashkuara duhet t’i japin Hamasit më shumë kohë për të ndryshuar doktrinën e tij politike anti-izraelite, para se të presin fondet.//lk

XS
SM
MD
LG