Lidhje

Bosnje: Demonstrata paqësore në mbështetje të një aktpadie në Gjykatën e Hagës


Mijëra njerëz zhvilluan demonstrata paqësore në të gjithë Bosnjen në mbështetje të një padie që do të dëgjohet të hënën në Hagë në Gjykatën e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës.

Në vitin 1993, qeveria e Bosnje Hercegovinës ngriti akt-padi kundër Jugosllavisë, tani Sërbia e Mali i Zi, duke kërkuar kompensime për agresion dhe gjenocid gjatë konfliktit boshnjak të viteve 90-të.

Në akt-padi thuhet se qeveria e Beogradit ndoqi një politikë vrasjesh, përdhunimesh, torturash, rrëmbimesh, arrestimesh të paligjshme dhe shfarrosjesh të qytetarëve boshnjakë. Ekipi ligjor i Bosnjes pritet të përqëndrohet në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995 të 8 mijë muslimanëve nga forcat sërbe.

Një eksperte e drejtësisë ndërkombëtare në Institutin për Njoftimin e Luftës e të Paqes thotë se nëse Bosnja e fiton këtë akt-padi, Sërbia e Mali i zi do të bëhet vendi i parë që shpallet zyrtarisht sponsorizues i gjenocidit dhe mund të paguajë miliarda dollarë.//lk

XS
SM
MD
LG