Lidhje

SHBA do ta vazhdojnë ndihmën humanitare për palestinezët


I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ndihmën humanitare për palestinezët edhe pasi grupi ekstremist islamik Hamas të ketë formuar qeverinë e re.

David Welch, ndihmës sekretar i shtetit për Lindjen e Mesme, tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj nevojave humanitare të palestinezëve dhe “do të mbeten të tilla”. Ai i bëri komentet pas takimit me Presidentin palestinez Mahmud Abbas në Ramallah të Bregut Perëndimor.

Zoti Welch është zyrtari i parë amerikan që takohet me zotin Abaz që kur ky i kërkoi Hamasit të formonte qeverinë e re, pas fitores së kësaj organizate në zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar. Presidenti Bush ka thënë se ndihma johumanitare amerikane për palestinezët do të varet nga fakti nëse Hamasi do ta njohë ekzistencën e Izraelit dhe do të heqë dorë nga dhuna.//lk

XS
SM
MD
LG