Lidhje

Pentagoni: Në Irak nuk ka forca të afta për të luftuar pa ndihmën e SHBA-së


Departamenti amerikan i Mbrojtjes thotë se numri i forcave irakiane të sigurimit të afta për të luftuar kryengritësit është rritur, por nuk ka forca të afta për të luftuar pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara. Kjo përllogaritje u bë publike dje në raportin tre mujor që Pentagoni i paraqiti Kongresit mbi gjendjen në Irak.

Pentagoni thotë se numri i batalioneve irakiane të afta për të zhvilluar luftë, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, është rritur në masën 50 për qind gjatë tre muajve të fundit. Kjo rritje përfshin edhe një shtim prej 11 për qind të trupave që janë aktualisht të angazhuara në luftime. Por zyrtarët e Pentagonit thonë se numri i batalioneve të afta për të vepruar pa ndihmën e Shtetet e Bashkuara ka rënë në zero.

Vitin e kaluar, njoftohej se tre batalione ishin në gjendje të luftonin në mënyrë të pavarur. Pentagoni nuk i kushtoi shumë rëndësi këtij zhvillimi, duke thënë se shqetësimi kryesor për të është krijimi i një numri të madh batalionesh irakiane. Udhëheqësit e Pentagonit kanë vendosur si kusht për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku, krijimin e forcave irakiane të afta për të marrë mbi vete përgjegjësitë e sigurimit.//lk

XS
SM
MD
LG