Lidhje

Irak: Vriten 15 vetë nga një sulm me mortajë në Bagdat


Zyrtarët irakianë thonë se nga një sulm me mortajë në Bagdat u vranë 15 vetë, ndërkohë që udhëheqësit e vendit vazhdojnë të bëjnë thirrje për bashkim pas dhunës që pasoi shpërthimin në një xhami shiite të mërkurën e kaluar. Mortaja goditi një lagje të banuar kryesisht me popullsi shiite. Në jug të vendit, një bombë tronditi një xhami shiite në qytetin Basra.

Në Bakuba, persona të armatosur shtinë kundër një grupi të rinjsh që po luanin futboll duke vrarë dy prej tyre. Ndërsa në Bagdat, një bombë e vënë në anë të rrugës la të vrarë dy ushtarë amerikanë.

Këto akte dhune u kryen ndërkohë që po hiqej ndalim-qarkullimi në 3 provinca të Irakut. Ndalimi 24-orësh i qarkullimit të makinave në Bagdat dhe rrethina do të mbetet në fuqi edhe nesër.

Protestat lidhur me sulmin e së mërkurës ndaj xhamisë Askariya në Samarra u përhapën sot edhe në Iran, ku qindra vetë qëlluan me gurë dhe shishe benzine ambasadën britanike në Teheran. //ad//

XS
SM
MD
LG