Lidhje

Torino 2006: Renditja e vendeve sipas medaljeve olimpike të fituara në këto lojra


Gjemania u rendit në krye të vendeve që morën më shumë medalje në Lojrat e Torinos, pas përfundimit të garave në 84 sporte. Gjermanët, të cilët fituan edhe numrin më të madh të medaljeve në Lojrat Dimërore në Salt Lake City të Shteteve të Bashkuara në vitin 2002, morën gjithsej në Torino 29 medalje. Gjermania ka gjithashtu numrin më të madh të medaljave të arta, 11 si dhe 12 të argjendta dhe 6 bronxi.

Shtetet e Bashkuara u renditën në vend të dytë sipas kriterit të medaljeve. Amerikanët morën 9 medalje të arta, 9 të argjendta dhe 7 medalje bronxi. Austria fitoi 9 ari, 7 argjendi dhe 7 bronxi.

Në këto lojra numri i vendeve që morën medalje ishte më i madh se asnjëherë tjetër. Kanadaja dhe Austria u paraqitën më mirë se kurrë në historinë e tyre.

26 vende morën nga të paktën 1 medalje, nga 24 që ishte ky numër në vitin 1998 dhe 2002. Njëmbëdhjetë vende morën nga të paktën 10 medalje duke thyer rekordin prej 10 medaljesh në vitin 1998. //ad//

XS
SM
MD
LG