Lidhje

Pakistan: Vazhdojnë protestat ndaj karikaturave të Profetit Muhamet


Mbi 10 mijë vetë u mblodhën në qytetin më të madh të Pakistanit, Karaçi, për të protestuar kundër karikaturave të Profetit Muhamet. Demonstruesit hidhnin parulla anti-amerikane dhe anti-evropiane duke marshuar përmes qytetit në shenjë proteste ndaj karikaturave që u botuan për herë të parë nga shtypi danez.

Gjithashtu, në qytetin Lahore policia ndaloi një tubim të organizuar nga aleanca 6-partiake Muttahida Maxhlis-e Amal. Policia arrestoi kreun e aleancës, Qazi Husain Ahmed dhe dhjetëra të tjerë përfshirë edhe politikanin Imran Khan.

Autoritetet në Islamabad nuk lejuan gjithashtu sekretarin e përgjithshëm të aleancës, Razal-us Rehman të nisej me avion për në Lahore për të udhëhequr protestat në atë qytet. Pakistani ndali tubimet publike në provincën e Punjabit pas protestave të dhunshme të ditëve të fundit, gjatë të cilave gjetën vdekjen 2 vetë.

Udhëheqës radikalë islamikë thanë se do të sfidonin urdhërin kundër zhvillimit të tubimeve dhe do të organizonin protesta të tjera. //ad//

XS
SM
MD
LG