Lidhje

Mal i Zi: Referendumi për pavarësinë më 21 maj


Qeveria e Malit të Zi dhe udhëheqësit e opozitës kanë rënë dakord të mbajnë një referendum më 21 maj për pavarësinë e kësaj republike. Zyrtarët njoftuan për këtë vendim sot, pas bisedimeve me të dërguarin e Bashkimit Evropian Miroslav Lajcak.

Parlamenti i Malit të Zi mblidhet nesër për të diskutuar planin e referendumit. Zyrtarët thonë se është rënë dakord për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, që ishin planifikuar për në mars, në mënyrë që të bëhen njëkohësisht me zgjedhjet parlamentare pas disa muajsh.

Të dyja palët e pranuan propozimin e Bashkimit Evropian që 55 për qind e atyre që votojnë, duhet të jenë në favor të pavarësisë, që referendumi të miratohet.

Sipas marrëveshjes së vitit 2003 që e shndërroi ish-Jugosllavinë në bashkimin e Serbisë me Malin e Zi, malazezëve u lejohet të votojnë për pavarësinë këtë vit. Mali i Zi ishte e vetmja republikë që mbeti me Serbinë pas shpërbërjes së Jugosllavisë në fillim të viteve 1990. //rd//

XS
SM
MD
LG