Lidhje

Autoritetet serbe ndalojnë dy të dyshuar për rol në vrasjen e tre shqiptaro-amerikanëve


Autoritetet serbe kanë ndaluar 2 vetë të dyshuar se kanë pasur gisht në vrasjen në vitin 1999 të tre shqiptaro-amerikanëve, gjatë konfliktit të Kosovës.

Një gjykatë e distriktit të Beogradit e njoftoi ndalimin e dy të dyshuarve, por pa bërë të ditur identitetin e tyre.

Trupat e Mehmet, Agron dhe Ylli Bytyçit u gjetën në vitin 2001 në një varr masiv në fshatin Petrovo Selo në lindje të Beogradit. Një ekip i FBI-së për mjekësinë ligjore konfirmoi identitetin e viktimave.

Tre vëllezërit shqiptaro-amerikanë jetonin në qytetin e Nju Jorkut derisa vendosën të shkonin në Kosovë në vitin 1999 për të ndihmuar shqiptarët e Kosovës në luftën e tyre kundër regjimit serb.

Forcat serbe i kapën tre vëllezërit Bytyçi dhe më pas i ekzekutuan. Trupat e viktimave u zbuluan nga autoritetet serbe, pas rrëzimit të regjimit të Millosheviçit.

XS
SM
MD
LG