Lidhje

Parlamenti malazez cakton 21 majin si datën për mbajtjen e referendumit


Parlamenti i Malit të Zi caktoi sot zyrtarisht 21 majin si datën kur votuesit do të përcaktojnë të ardhmen e vendit të tyre.

Parlamenti pranoi sot njëzëri propozimin e presidentit Filip Vujanoviç që më 21 maj të mbahet referendumi për të përcaktuar në se Mali i Zi duhet të marrë pavarësinë nga Sërbia. Para dy ditësh, udhëheqësit e qeverisë dhe të opozitës vendosën të pranojnë udhëzimet e Bashkimit Evropian për referendumin.

Dy palët po ashtu pranuan propozimin e Bashkimit Evropian që referendumi të miratohet nëse të paktën 55 përqind e pjesëmarrësve në votim mbështesin pavarësinë. Në bazë të marrëveshjes, zgjedhjet lokale të planifikuara për në mars do të shtyhen për të përkuar me zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen po këtë vit.

Marrëveshja e vitit 2003, në bazë të së cilës ish Jugosllavia u transformua në Sërbi e Mal të Zi i lejon malazezët që të vendosin për pavarësinë këtë vit. //rd//

XS
SM
MD
LG