Lidhje

Shkencëtarët thonë se ngrohja globale po përshpejton shkrirjen e akullit të Antarktikës


Një studim i ri tregon se shtresa e akullit mbi Antarktikë, e cila përmban 70 për qind të ujit të ëmbël të planetit, po tkurret, duke humbur çdo vit një masë prej 152 kilometrash kubë.

Studiuesit amerikanë thonë se i kanë matur ritmet e ndryshimit të masës së akullit nga dy satelitë që rrotullohen rreth Tokës mbi 12 herë në ditë.

Shkencëtarët thonë se ngrohja globale po përshpejton shkrirjen e akullit të Antarktikës, e cila nëse vazhdon me ritmet aktuale, mund të rrisë nivelin e oqeaneve me afro gjysmë milimetri në vit.

Përfundimet e studimit të tyre bien në kundërshtim me një studim ndërkombëtar të vitit 2001, i cili ngre hipotezën se ngrohja e globale mund të shtojë masën e akullit, pasi do të nxisë rreshjet.

Kritikët thonë se studimi i ri, i cili mbuloi një periudhë 3 vjeçare, u bazua në një hark kohor tepër e shkurtër për të nxjerrë një përfundim të besueshëm shkencor. //rd//

XS
SM
MD
LG