Lidhje

Presidenti Bush dhe ai pakistanez Musharraf shprehin unitetin në luftën kundër terrorizmit

  • Paola Ufson

Presidenti Bush dhe presidenti pakistanez Pervez Musharraf thonë se janë të bashkuar në luftën kundër terrorizmit dhe theksojnë dëshirën për intensifikimin e bashkëpunimit. Korrespondentja jonë, Paula Wolfson, njofton nga Islamabadi se këto komente u bënë gjatë vizitës së parë të Presidentit Bush në Pakistan.

Presidenti Bush thotë se bashkëpunimi i pakistanit është themelor në luftën kundër terrorit.

“Presidenti Musharraf mori vendim të guximshëm për popullin e tij pas 11 shtatorit kur Pakistani vendosi të luftonte terroristët”.

Në një konferencë të përbashkët shtypi, ai theksoi se forcat e Pakistanit janë në ndjekje të udhëheqësve të al-Qaidës në zonat e largëta në kufi me Afganistanit. Megjithë arrestimet e shumta të qeverisë, ekstremistët islamikë janë ende aktivë në Pakistan, por Presidenti Bush tha se është i bindur që angazhimi i homologut të tij për të luftuar terrorizmin është i fortë.

“Pjesë e qëllimit të vizitës sime ishte të shoh nëse angazhimi i Presidentit Musharraf për të nxjerrë terroristët para drejtësisë nuk është lëkundur dhe i tillë ka mbetur”. - tha ai.

Por pozicioni i zotit Musharraf kritikohet mjaft në Pakistan. Ekstremistët janë përpjekur në disa raste ta vrasin dhe disa herë ka patur protesta në rrugë. Të enjten, ditën para mbërritjes së Presidentit Bush në Islamabad, një diplomat amerikan dhe tre qytetarë pakistanezë humbën jetën në një shpërthim autobombe pranë konsullatës amerikane në Karaçi. Presidenti Musharraf tha se i vjen keq për këtë ngjarje dhe theksoi se nuk do të tërhiqej.

“Është tepër e qartë që synimet e Pakistanit dhe të miat janë tepër të qarta: jemi të angazhuar ndaj një partneriteti të fortë për të luftuar terrorizmin”- tha ai.

Presidentit Bush i duhej të ishte tepër i kudjesshëm për të ruajtur një ekuilibër delikat: ndërsa lavdëroi bashkëpunimin e Pakistanit në luftën kundër terrorit, u përpoq gjithashtu të nxiste disi homologun e tij për zbatimin e reformave më të thella demokratike. Gjenerali Musharraf, i cili erdhi në pushtet para shtatë vjetësh përmes një grushti shteteti pa gjakderdhje, nuk ka hequr ende dorë nga detyra si komandant i ushtrisë, siç kishte premtuar fillimisht se do të bënte. Kur një gazetar e pyeti për angazhimin e tij ndaj reformave, u përpoq të justifikonet veten dhe foli për ngritjen e institucioneve demokratike në Pakistan.

“Tashmë i kemi ofruar qeverisë paksitaneze thelbin e demokracisë, që më parë nuk ekzistonte”. - tha ai.

Ndër tema të tjera që u prekën gjatë bisedimeve në Islamabad ishin edhe ambiciet bërthamore të Iranit, nevojat e Pakistanit për energji dhe përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet Islamabadit dhe New Delhit, si dhe zgjidhja e një mosmarrëveshjeje të vjetër në lidhje me rajonin e Kashmirit ndërmjet këtyre vendeve-fqinje. Presidenti Bush tha se beson që përpjekjet e zotit Musharraf dhe të kryeministrit indian, Manmohan Singh, për zbutjen e tensioneve në rajon do të kenë sukses.

“Mënyra më e mirë për ta zgjidhur çështjen e Kashmirit është që të dy udhëheqësit e vendit të marrin iniciativën e të udhëheqin. Pikërisht këtë ka bërë Presidenti Musharraf dhe Kryeministri Singh më ka siguruar se këtë dëshëron që të bëjë”.

Pakistani ishte ndalesa e fundit e turneut të Presidenti Bush në Azinë Jugore. Para vizitës në Islamabad, Presidenti Bush qendroi në Indi, si dhe zhvilloi një vizitë të papritur në Afganistan.//lk

XS
SM
MD
LG