Lidhje

Raport i ri: Marrëdhëniet Uashington-Kremlin kanë marrë drejtim të gabuar


Një organizatë e pavarur amerikane për politikën e jashtme thotë se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara duket qartë se kanë marrë një drejtim të gabuar dhe një partneritet strategjik mes dy vendeve nuk duket më realist.

Në një raport të ri që doli sot, hartuar nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë thuhet se bashkëpunimi mes Washingtonit dhe Kremlinit po bëhet më shumë përjashtim se sa normë. Në raport kritikohet presidenti rus Vladimir Putin se po shtyp liritë demokratike dhe se po i përdor burimet e energjisë së vendit si armë politike.

Po ashtu Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë rekomandon që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të zgjerojnë bashkëpunimin me Rusinë për çështje kryesore si programi bërthamor i Iranit dhe paqja në Lindjen e Mesme, si edhe të rrisin mbështetjen për organizatat që punojnë për zgjedhje të lira dhe të drejta në Rusi në vitet 2007 dhe 2008.

Raporti botohet në prag të një vizite që Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të bëjë këtë javë në Uashington. //ad//

XS
SM
MD
LG