Lidhje

Kryeministri i Irakut al-Xhafari përballet me presione për të mos kandiduar për një mandat të ri


Kryeministri i Irakut Ibrahim al-Xhafari po përballet me presione në rritje për të mos kandiduar për një mandat të ri ndërkohë që në vend vazhdon dhuna sektare.

Presidenti Xhalal Talabani iu bashkua politikanëve suni, kurdë dhe laikë në thirrjet që kryeministri shiit Xhafari të japë dorëheqjen për të hir të unitetit të vendit. Zoti Talabani thotë se nëse kjo nuk ndodh atëhere formimi i qeverisë së re do të vonohej.

Udhëheqësit suni thotë se zoti Xhafari nuk ka bërë sa duhet për të penguar milicinë shiite të ndërmarrë sulme kundër xhamive suni pas hedhjes në erë të një xhamie të shenjtë shiite më 22 shkurt.

Ndërkohë, persona të armatosur sulmuan një xhami suni në perëndim të Bagdadit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën tre vetave.//ii

XS
SM
MD
LG